English

Indi, dënohen me varje 3 të burgosur, sulmuan me bombë qendrën e Bombeit

Indi, 6 gusht NOA - Dënohen me vdekje tre persona që kryhen sulme me bomba gjashtë vjet më parë në Bombei duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 personave.

Dënimi maksimal për tre të burgosurit është dhënë sot nga një gjykatë në Indi e cila ka vendosur të dënojë me vdekje tre personat.

Bombat me makina shpërthyen në vitin 2003 në monumentin e famshëm të qytetit, Porta e Indisë dhe në një treg bizhuterish duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 persona dhe plagosjen e dhjetarëve të tjerë.

Të tre, duke përfshirë një çift të martuarish, u gjetën fajtorë për planifikimin e bombave me Lashkar-e-Taiba-n, një grup militant me bazë në Pakistan që gjithashtu është akuzuar se ka kryer sulme vdekjeprurëse në Bombei vitin e kaluar.

Sipas gjykatës ata duhet të vareshin deri sa të vdisnin por avokatja e të burgosurve tha se do të kërkojë apelim.

k.k/NOA

KOMENTE