Itali, 6 gusht NOA - Një vajzë shqiptare vetëm 16-vjeçe ka guxuar të denoncojë tutorët e saj të cilët më parë e kishin përdhunuar dhe më pas e nxorrën në trotuar për të prostituuar.
Vajza e cila i tha policisë se quhej Marana ishte nga Shqipëria dhe disa persona e dhunonin për ta detyruar të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt parave me persona të ndryshëm.
Sipas policisë adoleshentja sapo kishte mbushur 16-vjeçe kur ishte droguar dhe nisur për në Itali, kundër vullnetit të saj.
Kur ajo u zgjua e gjeti veten në një barrake në periferi të Romës.
Ajo ishte ende e virgjër kur është përdhunuar dhe nxjerrë për prostitucion.
Një natë adoleshentja ka guxuar të arratiset nga kryeqyteti i Italisë duke i hipur trenit që drejtohej për në Arrezo.
Dy ishin tutorët të cilët e kontrrollonin vajzën, e cila me gjithë presionin e ushtruar ndaj saj, pati kurajon të kallëzojë në polici.
Tre persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë të denoncuar prej saj.
Â
Â