Durrës, 6 gusht NOA - Ndotja akustike ka çuar në qeli ish-badigardin e kryeministrit Berisha, Sali Lusha.
Mësohet se Lusha nuk ka zbatuar urdhrin e Policisë së Shtetit për ndotjen akustike në zonën e plazhit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes duke u gdhirë dita e sotme kur Sali Lusha i cili është pronari i një kompleksi në zonën e "Shkëmbit të Kavajës" ka thyer urdhrin e policisë për ndotjen akustike.
E sinjalizuar për zhurmat në lokal, policia ka shkuar menjëherë por atje është përballur me pronarin e lokalit i cili njihet si ish-badigardi i Sali Berishës, dhe që për të nuk është hera e parë të përballet me policinë.
Lusha, ka kundërshtuar urdhrin e efektivave të policisë të ulë volumin e muzikës në lokalin e tij, duke i hapur rrugë konfrontimit me policinë.
Mes tyre është zhvilluar një debat ku janë futur edhe shtatë të rinj të cilët u shoqëruan në polici bashkë me Sali Lushën.
Ata akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë.
k.k/NOA
Â
Â