English

Policia asgjëson 1050 rrënjë bimë narkotike në Delvinë

Sarandë, 6 gusht NOA - Policia e Sarandës ka asgjësuar sot 1050 rrënjë bimë narkotike.

Sipas policisë aksioni është shtrirë në disa hektarë tokë në zonën e Delvinës.

Pas informacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative për rritjen e bimëve të hashashit në një zonë të Delvinës ka nisur dhe aksioni ditën e sotme i cili ka përfunduar me asgjësimin e rreth 1050 rrënjë bime kanabis sativa.

Policia bëri të ditur se hashashi u zbulua në vendin e quajtur Pigadhe në fshatin Vergo të Delvinës. Burimet policore thanë se ende nuk dihen pronarët e tokës që u zbulua bima narkotike dhe po punohet për identifikimin e personave që kanë mbjellë kanabisin.

k.k/NOA

Â

KOMENTE