Bruksel, 6 gusht, NOA - Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar se është i vendosur që të zvogëlojë numrin e viktimave civile në Afganistan deri në një minimum absolut.
Gjatë vizitës së tij të parë në Kabul si sekretar i ri NATO-s, Rasmussen i tha presidentit afgan Hamid Karzai se objektivi i aleancës atje ishte që graudalisht t'ua dorëzonte afganëve kontrollin e çështjeve të sigurisë.
Rasmussen tha se zgjedhjet presidenciale që janë planifikuar që të zhvillohen më vonë këtë muaj duhet të jenë sa më përfshirëse.
Talibani ka urdhëruar përkrahësit e vet që të bojkotojnë zgjedhjet që mbahen më vonë këtë muaj dhe qeveria e Afganistanit si dhe faktorët ndërkombëtarë të përfshirë në këtë proces po përpiqen që të përgatisin terrenin sa më mirë për mbarëvajtjen e tyre.
Operacioni ushtarak i forcave britanike në Helmand është një nga shtatë misionet aktuale ushtarake atje të përfshira në përpjekjet për të mundur apo dëbuar Talibanin.
Ambasadori britanik, Mark Sedvill tha se strategjia është që të sigurohen rajonet ku është përqëndruar numri më i madh i banorëve.
Në Helmand, Sedvilll tha se tani rreth 70 përqind e popullatës lokale mund të votoje pa u shqetësuar për sigurinë.
Por Sedvill e pranoi se zgjedhjet do të jenë më të vështira në disa pjesë të vendit.
n.e/NOA
Â
Â
Â