English

Shkodër, emigranti vetëvaret në një pemë në pazarin e qytetit

Shkodër, 6 gusht NOA - "Ju kërkoj falje por nuk e përballoj dot më jetën" kjo ishte një nga fjalitë e shumta që një 45-vjeçar kishte shkruar në një letër për familjen e tij, pak minuta para se t'i jepte fund jetës.

Mark Deda 45-vjeç sapo ishte kthyer nga Italia ku jetonte si emigrant prej shumë vitesh, por edhe jeta në shtetin fqinj ku ai mendonte se do të siguronte të ardhura të mjaftueshme për familjen duket se ka qenë e papërballueshme për të duke e çuar në vetëflijim mesditën e sotme.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Xhabije" të qytetit Shkodrës, pikërisht në vendin e quajtur "Tregu tek shumica e re", ku është gjetur i vetëvarur me litar në një pemë dekorative, 45-vjeçari Mark Deda, lindur e banues në fshatin "Ashte", Komuna Bushat, rrethi Shkodër, baba i katër fëmijëve.

"Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe nga veprimet e para hetimore të kryera, si dhe nga marrja në pyetje e familjareve, rezultoi se 45-vjeçari, jetonte emigrant në Itali prej shumë vitesh dhe sapo ishte kthyer. I ndjeri mendohet të ketë shfaqur shenja depresive, por pa ndonjë shkak konkret (kjo e deklaruar dhe nga vetë familjarët)" thanë burimet zyrtare të policisë së Shkodrës.

Sipas policisë 45-vjeçari para se të kryente vetëvarjen, kishte lënë një letër drejtuar familjarëve të tij, ku i kërkonte ndjesë për aktin që po kryente, pasi nuk mund të përballonte më jetën.

Megjithatë policia po vazhdon ende hetimet për të zbardhur me saktësi shkqet e këtij vetëflijimi.

k.k.NOA

KOMENTE