English

Shkon për vizitë tek të afërmit, vethelmohet 31-vjeçarja

Durrës, 6 gusht NOA - Një 31-vjeçare ka tentuar t'i janë fund jetës duke konsumuar helm.

Ngjarja ndodhi dje kur M.N, 31-vjeçe lindur ne Mirditë dhe banuese në Burrel, ndodhej te të afërmit e saj në fshatin Qerekë të Komunës Nikël, kur ka konsumuar një sasi helmi.

Të afërmit e kanë gjetur atë në gjendje të rëndë duke e transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore, dhe sipas mjekut të toksikologjisë të Spitalit Ushtarak Tiranë mendohet se M.N, kishte pirë fotoksinë.

Aktualisht ajo ndodhet e shtruar në repartin e toksikologjisë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet që kanë detyruar 31-vjeçaren të tentojë t'i japë fund jetës së saj.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE