Tiranë, 6 gusht NOA - Shkon në 13 numri i rasteve të dyshuar me gripin e derrave në vend.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se veç 8 rasteve të konfirmuara deri më tani nga analizat në kryera në Rumani, dyshohet se janë edhe për 13 raste të tjera të infektuar me virusin A/H1N1.
Mësohet se nga 13 rastet e dyshuara, katër prej tyre janë të sapo kthyer nga Anglia ndërsa të tjerët nuk kanë qenë jashtë shtetit.
Sipas ISHP-së, 3 raste janë identifikuar jashtë Tiranës, 2 në Vlorë dhe 1 në Sarandë. Mjekët bënë të ditur se të 13 personat e dyshuar me gripin e derrave nuk janë në gjendje të rëndë ata kanë simptomat e një gripi të zakonshëm.
k.k/NOA