English

U mohohet e drejta për lirim me kusht, 6 të dyshuarve për terrorizëm

Karolina e Veriut, 6 gusht NOA - Mohohet lirimin me kusht për gjashtë prej tetë të dyshuarve për terrorizëm, në Karolinën e Veriut.

Një gjykatës tha se ata përbëjnë rrezik për publikun.

Një prej gjashtë të burgosurve që iu mohua lirimi me kusht është edhe Hysen Sherifi nga Kosova.

Vendimi u mor dje pasi gjykatësi dëgjoi incizimet e hetuesve të të dyshuarve duke diskutuar komplotet e tyre për të organizuar sulme në vendet e huaja.

Rrezikshmëri sipas gjykatësit, gjashtë personat paraqisnin edhe nëse fluturonin me avion.

Ndërkohë seanca e të dyshuarit të shtatë është shtyrë sepse avokati i tij u tërhoq nga ky rast, duke përmendur një konflikt interesi ndërsa i dyshuari i tetë mendohet të jetë në Pakistan.

k.k/NOA

KOMENTE