Lushnjë, 6 gusht, NOA - Çështjet e pronësisë janë ndezur sërish, duke i marë jetën një të riu 32-vjeçar në fshatin Hysgjokaj të Lushnjës.
Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe banale të pronësisë, bazuar të një konflikt i çastit për lejimin apo jo të dhenve të bashkëfshatarit në kullotën personale.
Ka qenë 32-vjeçari Ilir Leka, i cili ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit
me thikë, nga një person i cili dyshohet të ketë qenë Lutfi Sharka.
Ilir Leka u dërgua në spital, por ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda. Policia po
punon për kapjen e autorit, por mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.
Ilir Leka dhe Luftar Sharka janë grindur pasi kopeja e deleve të Lekës kishte hyrë në pronat e Sharkës dhe ky i fundit kishte kërkuar që t'i largonte bagëtitë nga kullotat e
tij.
Pas ngjarjes së rëndë, Luftar Sharka është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij.
n.e/NOA