English

Ambasadori Italian, D'elia ngushëllon familjet e policëve të vrarë dhe vlerëson kapjen e Dajtit

Tiranë, 7 gusht NOA - Ambasadori Italian në Shqipëri, Saba D'elia ka reaguar sot për masakrën e ndodhur sot në Durrës gjatë një operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajtit.

Ambasadori ka ngushëlluar familjarët e katër policëve të vrarë të cilët humbën jetën në këtë operacion.

"Dua të shpreh vlerësimin për këtë impenjim të ministrisë së Brendshme dhe forcave të policisë për kapjen e këtij krimineli të rrezikshëm që tregon luftën kundër krimit" u shpreh D'elia.

Ai ka vlerësuar më pas arrestimin e Dritan Dajtit.

k.k/NOA

KOMENTE