Niger, 7 gusht, NOA - Kishin katër vjet të martuar dhe jeta e tyre seksuale u ishte bërë bajat, prandaj menduan të gjenin një mënyrë mjaft interesante për ta "rindezur" atë.
Altari i një kishe është zgjedhur nga bashkëshortja e çiftit si vendi më i mirë për këtë gjë dhe duket se burri i saj ka qenë plotësisht dakord. Por pasi akti është kryer dhe ata janë pikasur nga një prift, çifti është dënuar nga gjykata.
Gjatë mbrojtjes së tyre, Tolu Akintepe, 30-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 29-vjeçare Bunmi i kanë thënë një gjykatësi se ata ishin duke tentuar ta "nxehin" jetën e tyre të ftohur seksuale. Ata ishin kapur në vepër nga prifti i një kishe të vogël në Ikeja, një lagje në periferi të Lagos. Prifti Gbenga Akhiomu ka kërkuar nga ata që të paguajnë 100 euro për dëmet dhe për përdhosjen e altarit. Ai gjithashtu ka kërkuar nga ata të pastrojnë altarin dhe të luten për falje. "Gruaja ime gjithmonë më thoshte se dëshironte ta ngjallë jetën tonë seksuale në një mënyrë të çuditshme. Mendova se do të ishte emocionuese nëse do ta bënim në kishë, duke pasur Jezusin mbi ne duke na shikuar. Mendova se ishte pak si aventurë. I tregova gruas time, dhe asaj i pëlqeu shumë ideja", ka sqaruar bashkëshorti mbi ngjarjen. Ndërkaq, gjykatësi ua tërhoqi vërejtjen çiftit që të kanë më shumë respekt për institucionet fetare. Ai urdhëroi që ata të paguajnë dënimin prej 100 eurosh. Në anën tjetër, çifti është paraqitur vullnetarisht për të pastruar kishën një javë rresht.
n.e/NOA