English

Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë

Nga Klodiana Kotorri

Tiranë, 7 gusht NOA - Dritan Dajti cilësohej si njeriu më i rrezikshëm dhe më i kërkuari nga Policia e Shtetit.

Duket se cilësitë e Dajtit u treguan qartë mesditën e sotme kur vetëm për t'i mbërthyer prangat atij, u deshën të vriteshin katër punonjës policie, një civil dhe të plagoseshin disa të tjerë.

Po kush ishte Dritan Dajti?

Para vitit 1999 emri i tij lakohej vetëm prej atyre që e njihnin nga afër Dajtin, dhe pas këtij viti emri i tij dihej edhe nga njerëz që nuk e kishin parë kurrë fytyrën e tij.

Kjo pasi ishte vrasja e biznesmenit Beqir Beqaj, që ndodhi më 17 shkurt të vitit 1999 te "Zogu i Zi" në Tiranë, që çoi policinë në adresën e Dritan Dajtit.

Vetëm pak kohë më vonë Dritan Dajti u arrestua nga policia pasi akuzohej për vrasjen e këtij biznesmeni.

Vrasje të cilën Dajti mohonte ta kishte kryer duke këmbëngulur në pafajësinë e tij.

Mirëpo kjo pak rëndësi kishte për akuzën e cila kërkoi 25 vite burgim për Dajtin.

Dritan Dajti ishte një nga shumë të pandehurit e tjerë që akuzoheshin për vrasje të ndryshme.

Por emri i tij do të lakohej dhe madje frikshëm nga policia vetëm atëherë kur Dajti arriti të kryente arratisjen më spektakolare jo vetëm në sy të policisë por edhe të prokurorisë gjykatësve dhe civilëve.

Ka qenë data 17 nëntor i vitit 2003, kur Dajti u transportua në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë për tu paraqitur në seancën e radhës gjyqësore në ngarkim të tij.

Askush nuk dyshonte se pikërisht në këtë moment Dajti do të arratisej megjithëse ndodhej nën masa të rrepta sigurie, madje diçka të tillë ai do e realizonte edhe i lidhur me pranga.

I ndihmuar nga persona të tjerë Dajti është futur në banjën e gjykatës ku atje ka gjetur një pistoletë, e lënë kjo nga të njohur të tij, dhe pasi ka kërcënuar policët dhe prokurorin ka hipur në një motor që e priste pak metra larg dhe sa hap e mbyll sytë Dajti u zhduk.

Qysh atëherë emri i Dritan Dajtit u rendit i pari në listën e personave të kërkuan nga policia e Shtetit.

Më parë Dajti nuk njihej madje thuhej se ai ishte një student i Juridikut i devotshëm dhe kurrë nuk provokonte i pari konflikte.

Por tashmë i bindur brenda vetes se ishte i pafajshëm ai donte t'i mbushte mendjen edhe drejtësisë por ajo sidoqoftë e dënoi.

Madje policët kishin siguruar disa fjalë të Dajtit se nuk do të binte më i gjallë në duart e policisë duke shtuar rrezikun për kapjen e tij. Prej më se gjashtë vjetësh policia organizoi me dhjetëra operacione për kapjen e Dritan Dajtit pas informacioneve për vendndodhjen e tij, por asnjëherë nuk mundi ta mbërthente atë.

Ata e dinin që ai ishte i zgjuar kur bëhej fjalë për t'i shpëtuar mobilizimit të policisë ndaj dhe oficerët e kishin quajtur atë "dhelpra".

Shumë herë policët ishin të sigurt se ai ndodhej jashtë shtetit, ndërsa kohët e fundit kishin mundur të lokalizonin vendndodhjen e tij.

Ndërkohë që gjatë këtyre gjashtë viteve që ai ndodhej në kërkim, policia ishte lajmëruar disa herë për sasi tritoli të vendosura sa në banesën e Dajtit dhe sa në banesën e familjes së biznesmenit Beqir Beqja. Por sërish Dajti ishte i lirë.

I lirë deri në mesditën e sotme kur liria e tij do të merrte fund falë një plumbi që e goditi atë në gjymtyrë.

Por më parë kishin vdekur katër policë dhe miku i Dajtit.

Tashmë Dritan Dajti ndodhet në duart e mjekëve të cilët po e mjekojnë për ta shpëtuar nga vdekja.

k.k/NOA - Lexoni më shumë mbi këtë argument:

Spekulime për Dajtin te "Hakmarrja", flet Orik Shyti: Berisha ka ndryshuar taktikë

Masakra e Durrësit, Bushati: PS kërkon me ngulm nxjerrjen e përgjegjësve politikë

Dalja e Imerajt të PS për 4 policët, PD i "hakërrehet" Edi Ramës

Berisha: Pse 4 policët e vrarë nuk e asgjësuan Dritan Dajtin dhe bandën e tij

Dritan Dajti merr masën e sigurisë ‘arrest me burg' nga Krimet e Rënda

Dy masat e para të sigurisë, arrest me burg Erges Xhaxhit, lirohet Elvis Karoli

Dritan Dajti nesër në gjykatë për masën e sigurisë, lum akuzash në ngarkim të tij

Dritan Dajti mbajti larg policinë duke qenë pranë saj me gradën nënkomisar

Kreu i policisë së Shtetit, Prençi: Operacioni nuk u dekonspirua Rrezikshmëria e Dritan Dajtit, operacioni dhe dekonspirimi i policisë Dritan Dajti dhe bashkëpunëtori i tij Erges Xhaxhi kurohen në Spitalin e Burgut

Arrest bashkëpunëtorit të Dritan Dajtit, 21-vjeçari Elvis Karoli

Shqipëria në zi, homazhe dhe nderime për katër policët e vrarë në masakrën e djeshme
KOMENTE