Itali, 7 gusht NOA - Kërkesa për divorc nga bashkëshortja dhe pushimi nga puna, dyshohet se kanë qenë shkaku që një 42-vjeçar të kryejë një masakër brenda në familjen e tij.
Ai vrau bashkëshorten dy fëmijët e mitur dhe më pas veten.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Varezës në Itali, kur Maurizio Delciero 42-vjeç ka vrarë gruan e tij Marta dhe më pas fëmijët Matia 5-vjeç dhe Fabio 9-vjeç.
Mësohet se në momentin që janë vrarë nga babai, dy fëmijët ndodheshin në gjumë.
Pas krimit makabër 42 vjeçari ka shkuar në garazhin e makinës dhe është mbytur me gaz.
Trupat janë gjetur nga fqinjët e familjes.
Mësohet se gruaja i kishte kërkuar divorcin 42-vjeçari gjë e cila mund të ketë sjellë edhe tragjedinë.
k.k/NOA