English

Ja emrat e policëve të vrarë nga Dritan Dajti

Durrës, 7 gusht NOA - Identifikohet viktimat e vrarë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit sot në një kompleks në plazhin e Durrësit.

Mësohet se katër policët e vrarë janë Fatos Xhani, 35-vjeç, Altin Dizdari 33-vjeç, Saimir Duckollari 32 vjeç dhe Kastriot Feska 40-vjeç, ndërsa i vrarë ka mbetur edhe civili Ledion Mara.

Katër policët e vrarë janë efektivë të operacioneve speciale në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë që policia e Durrësit ka arrestuar pak minuta më parë shtetasin Orges Xhaxhi pasi dyshohet se ishte shoferi i automjetit me të cilën lëvizte Dritan Dajti.

Sipas policisë Dajti strehohej në një banesë pranë kompleksit ku ndodhi ngjarja.

Në banesë u gjetën dy pistoleta si dhe dy radio policie.

Dajti u nis vetëm pak minuta më parë drejt Spitalit Ushtarak nën masa të rrepta sigurie.

Ai kërkohej nga policia për vrasjen e një biznesmeni në vitin 1999 në Tiranë.

k.k.NOA

KOMENTE