Lushnjë, 7 gusht, NOA - Pas një aksioni të shpallur që nga dita e djeshme për kapjen e tij, forcat e policisë kanë arritur të arrestojnë në flagrancë autorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi Hysgjokaj të Lushnjës, Luftar Sharka.
Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me thikë të bashkëfshatarit të tij 32-vjeçar, Ilir Leka.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje për shkaqe banale të pronësisë, bazuar të një konflikt i çastit për lejimin apo jo të dhenve të bashkëfshatarit në kullotën personale.
Ka qenë 32-vjeçari Ilir Leka, i cili ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit
me thikë, nga një person i cili dyshohet të ketë qenë Luftar Sharka.
Ilir Leka u dërgua në spital, por ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda, ndërkojë që pas ngjarjes së rëndë, Luftar Sharka është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
n.e/NOA