Tiranë, 7 gusht, NOA - Nga specialistët e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme u kryen veprimet proceduriale, për automjetin tip "Audi A3", i cili është bllokuar në Tiranë dhe drejtohej nga 29-vjeçari D.K.
Bazuar në informacionet e ardhura nga shoqëria e sigurimeve "Kobra" në Itali, ka rezultuar se automjeti i mësipërm është vjedhur në Itali dhe më pas, nga verifikimet e kryera, rezulton se ky automjet ka hyrë në Shqipëri më datë 05.08.2009, nga Pika e kalimit kufitar në Durrës, nga italiani me iniciale F.D, 42 vjeç, i cili më pas është nga larguar nga Shqipëria.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Trafikimit të mjeteve motorike", parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit italian. n.e/NOA