English

Karakaçanov: Maqedonia duhet të heqë dorë nga vlerat dhe historia bullgare

Intervista/ Kryetari i partisë bullgare VMRO-BND, Krasimit Karakaçanov në një intervistë akuzon qeverinë e Maqedonisë se po udhëheq një fushatë anti-bullgare duke bërë represioni ndaj qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të përcaktuar si bullgarë. "Maqedonia duhet që urgjentisht ta ndërpresë politikën anti bullgare. Duhet t'u japin fund grafiteve anti bullgare, t'i pastrojnë librat e historisë si dhe të ndërpritet represioni ndaj qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të përcaktuar si bullgarë", theksoi kreu i VMRO-BND-së. Karakaçanov thotë se integrimi i Maqedonisë drejt strukturave euro atlantike varet nga vendosja e rregullave te qarta siç janë të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, si dhe pastrimi librave nga faktet e rrejshme të propagandës anti-bullgare.

Ditëve të fundit keni deklaruar se do të kërkoni nga kryeministri i ri Bullgar të vendosë veto për aderimin e Maqedonisë në BE, përse?

- VMRO-BND, deri te kryeministri i ri ka dërguar notë proteste, me të cilën kërkojmë që kreu shtetëror bullgarë të ngre projekt-rezolutë me të cilën do të ndërpritet heqja e vizave për maqedonasit drejt BE, si dhe të ndërpresim aderimin e plotë të saj në NATO dhe BE. Shkas për këtë është rasti i fundit i represionit maqedonas ndaj bullgares Spaska Mitrova. Vajza e re e cila tashme 30 ditë po qëndron në burgun famëkeq të Idrizovës, që është i njohur "si burg i bullgarëve"në të cilin janë mbajtur bullgarët që nga viti 1945.

Jemi të mendimit që Maqedonia edhe më tutje të jetë nën monitorim përgjatë dy viteve të ardhshme. Maqedonia duhet që urgjentisht ta ndërpres politikën anti bullgare-duhet tu japin fund grafiteve anti bullgare, ti pastrojnë librat e historisë si dhe të ndërpritet represioni ndaj qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të përcaktuar si bullgar.

Juve jeni të mendimit se në Maqedoni jeton popull bullgar dhe se ato nuk gëzojnë kurrfar të drejtash?

- Kjo është fakt i pamohueshëm, pjesa më e madhe e konfesionit ortodoks në Maqedoni është me përkatësi bullgare. Poashtu është fakt se qytetarët e Maqedonisë të cilët shprehen si bullgar janë të përndjekur dhe se përjashtohen nga vendet e tyre të punës nga autoritetet e Shkupit. VMRO-BND ka alarmuar si autoritetet bullgare si dhe ato evropiane ku theksi është vendosur në shkeljen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoni. Rasti më i freskët është se prej dje është ç'regjistruar nga regjistri zyrtar partia bullgare në Maqedoni"RADKO".

Këtu në Maqedoni ka një bindje se vetëm ju në Bullgari jeni kundërshtarë kujdestarë kundër Maqedonisë, si e shihni përfundimin e debatit për rastin "RADKO"?

- Jo që nuk jam kundërshtarë, por jam përkrahës më i madh i Maqedonisë, por nuk jam përkrahës i doktrinës serbo-komuniste për popullin maqedonas, por jam për Maqedoni në të cilën të gjithë kombet do të kenë të drejta të barabarta, si bullgarët, si shqiptarët dhe të tjerët e në veçanti të ashtuquajturit maqedonas antik. Është koha e fundit që Maqedonia njëherit të vendosë që të mos ndihet indiferente ndaj identitetit te saj. Mendoj se integrimi i Maqedonisë drejt strukturave euro atlantike varet nga vendosja e rregullave të qarta siç janë të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, si dhe pastrimi librave nga faktet e rrejshme të propagandës anti bullgare.

Cili është mesazhi juaj për autoritetet e qeverisë së Maqedonisë?

- Për të vazhduar që shteti maqedonas të ec përpara duhet të shikojë edhe të kaluarën e saj, pra duhet të kthehet te rrënjët. Drejtuesit e tanishëm në Shkup duhet ta mendojnë se cili ishte betimi i Car Samuilit, Klimentit të Ohrit, Goce Dellçevit, Todor Aleksandrovit, Ivan Mihajllovit si dhe shumë shenjtorëve të tjerë luftëtarë për lirinë dhe prosperitetin e popullatës në Maqedoni. Udhëheqësve të Maqedonisë ju sugjeroj që të lexojnë çfarë ka shkruar Paisij Hilendarski maqedonas i ngritur nga Bansko i cili ns librin e tijs "Historija Sllavobullgare" ku do ta veçoj një citat: "O popull i pamarrunvesh, përse ke turp të thirresh si bullgar".

NOA-INA

KOMENTE