Romë, 7 gusht, NOA - Kriza e parave duket se nuk ka zaptuar vetëm ekonominë dhe familjet, por edhe botën e spektaklit dhe koncertet.
Për shkak të saj, nuk do të zhvillohet koncerti i parashikuar të mbahet në përkujtim të 40-vjetorit të aktivitetit madhështor të të gjitha kohërave, Udstok.
Lajmin e ka bërë të ditur Majkëll Lang, prodhues dhe menaxher, një nga katër sponsorët e legjendarit Udstok koncert.
Ai ka shpjeguar për mediat arsyet për anullimin e festimeve për 40 vjet të festivalit, i cili bie në 15 gusht.
Në një intervistë me Rolling Stone, Lang, ka thënë se nuk ishte e mundur për të gjetur shumën e 8-10 milion dollarëve që do shërbenin për sponsorizimin e këtij koncerti të madh në perspektivën Park, Brooklyn, nisma e të cilit u propozua në mars të vitit të kaluar në një konferencë shtypi. Por natyrisht, që kriza ekonomike padyshim që e ka frikësuar propozuesin e saj.
n.e/NOA
Â
Â