English

Një punëtor humb jetën nga korrenti elektrik, arrestohen dy të tjerë

Tiranë, 7 gusht, NOA - Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të dy punëtorëve, 47-vjeçarit Fehmi Kaca dhe 28-vjeçarit Julian Prifti, që të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se ata kanë shkelur rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes në punë, ku si pasojë në pallatin që po ndërtohet, në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu", nga firma "Alfa konstruksion", ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me korentin elektrik, 20-vjeçari Erjon Murati.

U kryen veprimet proçeduriale, në cilësinë e provës materiale u bllokuan kablli elektrik dhe dokumentacioni përkatës i firmës. n.e/NOA

KOMENTE