English

Operacioni "Era e Jugut", asgjësohen 1114 bimë kanabis, arrestohen dy vendorë

Përmet, 7 gusht, NOA - Në vijim të operacionit "Era e Jugut", gjatë një aksioni në Frashër dhe Miçan të Përmetit, policia ka evidentuar 14 parcela të kultivuara me bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, me nga 40 deri në 300 bimë secila dhe gjatësi nga 1 metër deri në 4 metra të larta.

Policia bën me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se pas kryerjes se veprimeve proceduriale bimët janë asgjësuar me anë të djegies.

Ndërkaq, ato shtojnë se kanë arrestuar edhe kryetarin e komunës së Frashërit, Tomor Kotorri, si edhe kryeplakun e fshatit Miçan, Faslli Canka, pasi nuk kanë dhënë asnjë informacion për kultivimin e këtyre bimëve narkotike të dyshuara si kanabis sativa të mbjella në vendin e sipërpërmendur, pavarësisht se nga ana e drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës u është kërkuar me shkesën nr 1952 , datë 11.07.2009, informacion për verifikimin e këtij territori.

Për këtë arsye nga ana e policisë është ndërmarrë akti i prangosjes së tyre.

Ndërkaq, policia bën më dijeni se nga ana e saj po vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të tjerë të kultivimit të bimëve narkotike në këtë fshat si dhe për evidentimin e parcelave të tjera të mundshme të kultivuara me bimë narkotike në këtë fshat.

n.e/NOA

KOMENTE