English

Opozita, përsëri në protesta kundër kryetarit të shtetit iranian, Ahmedinexhad

Teheran, 7 gusht, NOA - Një ditë pas betimit të presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, për mandatin e dytë të tij, përkrahësit e opozitës kanë organizuar përsëri protesta në rrugë.

Sipas njoftimeve të dëshmitarëve, në një shesh në Teheran u mblodhën qindra simpatizantë të udhëheqësit të opozitës Mir Hossein Musavi.

Policët i shpërndanë më në fund protestuesit. Opozita përkrah kandidatëve Musavi dhe Mehdi Karubi, që humbën në zgjedhje, e konsideron qeverinë jo legjitime, sepse presidenti, sipas pikëpamjes së tyre, e ka zyrtarizuar pushtetin e tij përmes falsifikimit të zgjedhjeve.

KOMENTE