Tiranë, 7 gusht NOA - Pas deklaratave insistuese të përfaqësueses së PS-së, Elisa Spiropali, që Berisha të tregojë sesi u pasuruan fëmijët e tij, ka sjellë sërish reagimin e zëdhënëses së PD-së Erla Mëhilli.
"Sot Edi Rama, Kryetari pa mandat i Partisë Socialiste që i dha 30 leje ndërtimi Delijorgjit e që po ndërton qytezën me të , që 70 % të lejeve të ndërtimit në Tiranë i ndau me Shkrelin dhe Eftimin, që zotëron % Â e tij në kullat që po ndërton Fideli apo në ato që po ndërton Dashi i tij, vazhdoi sërish sot me sulmet e radhës ndaj familjes së kryeministrit" deklaroi Mëhilli.
"Kryetari mandat humbur i PS që ka shkatërruar me radhë njëra mbas tjetrës 4 familje të vetat madje duke u shfaqur edhe në publik me sjellje të dhunshme e shtazarake, u shërbye sot sërish me kontigjentin e tij të 0,99-shave që kanë ndërtuar vilat me paratë e vjedhura nga organizata e Mjaftit e që më pas zhdukën edhe kompjuterin për të fshehur gjurmët.
Me sulmet e përditshme familjare ndaj kryeministrit, Edi Rama për të cilin vlerat familjare nuk ekzistojnë, përpiqet të maskojë fshehjen e pasurisë së vjedhur që ai bën me 2K me Edilët me Shkrelat me Eftimët, me Fidelat me Besnikët e Dashët e tij' përfundoi Mëhilli.
k.k/NOA