English

Policia italiane kap dy emigrantë shqiptarë me 15 kile heroinë

Itali, 7 gusht NOA - Policia Italiane çon në qeli dy emigrantë shqiptarë pasi u kapën me 15 kilogram heroinë.

Sipas mediave lokale dy shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur u kapën në San Benedeto del Tronto.

Policia bëri të ditur se heroina e cila iu sekuestrua dy shqiptarëve kap vlerën e 200 milion euro.

Ndërkohë që nuk bëhet e ditur se ku iu gjet droga dy emigrantëve.

Policia ende nuk ka sqaruar destinacionin e heroinës, ndërsa ka nisur hetimet për të identifikuar të tjerë persona të implikuar në këtë rrjet të trafikimit të heroinës.

k.k./NOA

KOMENTE