English

Premtimi i heqjes së vizave, maqedonasit "vrapojnë" për pasaportat biometrike

Shkup, 7 gusht, NOA - Në sportelet e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë janë shtuar radhët për marrjen e pasaportave të reja biometrike, pas paralajmërimit për heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian.

Vrapi për të siguruar një pasaportë biometrike është pikërisht pasi Brukseli si parakusht për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë në vendet e BE-së ka vënë pasaportën biometrike. Por Ministria e Brendshme deri tani nuk ka kumtuar saktësisht se a mund të udhëtojnë në vendet e BE-së në rast të heqjes së vizave edhe qytetarët që disponojnë pasaportat e vjetra. Sipas kësaj ministrie, vendimi përfundimtar për të sqaruar këtë dilemë do të dihet pas shpalosjes së vendimit konkret nga ana e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Maqedoninë dhe vendet tjera të rajonit, që pritet të bëhet gjatë muajit të ardhshëm.

Në pasaportat e reja biometrike vazhdon të qëndrojë ndryshimi i bërë në grafën e shtetësisë dhe kombësisë, ku në vend të mbishkrimit "e Maqedonisë", është shkruar "maqedonase" dhe kjo çështje vazhdon të shqetësojë shqiptarët, të cilët megjithatë theksojnë se janë të detyruar për tu pajisur me pasaportë për të udhëtuar jashtë vendit. NOA-INA

Â

Â

KOMENTE