English

Presidenti Obama: "SHBA po i afrohet fundit të recensionit e daljes nga kriza"

Uashington, 7 gusht, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë shpejt mund të shikojnë fillimin e vërtetë të fundit të reçensionit. Këtë e ka bërë me dije  vetë presidenti amerikan, Barak Obama, i cili deklaroi se veprimet e ndërmarra nga administrata e tij kanë ndihmuar në ndaljen e rënies së lirë ekonomike dhe efektet e kësaj mund të nisin të ndihen së afërmi në kohë.

Obama duke drejtuar një fushatë të fortë për kandidatin demokrat për postin e guvernatorit të Virxhinias, bëri një mbrojtje të flaktë e politikave të zbatuara gjatë 200 ditëve të tij të para në detyrë, për të luftuar krizën më të rëndë ekonomike në Shba prej

dekadash.

"Unë jam i bindur se masat veprimet që kemi marrë në 6 muajt e parë kanë ndihmuar në ndalimin e rënies së lirë ekonomike. Ne jemi duke humbur vendet e punës me gjysmën e ritmit që kishim në fillim të këtij viti. Sistemi ynë financiar nuk është më në prag të rrënimit. Tregu është në rritje. Çmimet e banesave janë në rritje për herë të parë pas tre vitesh", ka numëruar Obama të gjithë treguesit për të cilët mendon se vendi shumë shpejt do dalë nga kriza.

n.e/NOA

KOMENTE