English

PS, insiston: Berisha përgjigju për pasurinë e fëmijëve të tu

Tiranë, 7 gusht NOA - Elisa Spiropali, përfaqësuesja e Partisë Socialiste për të tretën ditë radhazi  i bën thirrje kryeministrit Sali Berisha të tregojë sesi pasurohen fëmijët e tij.

Spiropali duke se nuk ka marrë parasysh reagimet e zëdhënëses së PD-së e cila sipas saj kundërpërgjigjet me akuza.

"Zoti Kryeministër, unë Elisa Spiropali dua përgjigje në emër të të gjithë gjeneratës sime dhe refuzoj të pranoj si përgjigje fjalorin rrugaçëror që vini në gojën e zëdhënëses!

Unë dua të di si mund të bëhen edhe të rejat e të rinjtë e familjeve të zakonshme shqiptare po aq të pasur sa fëmijët tuaj? Çfarë kanë fëmijët tuaj më shumë zoti Kryeministër, që duhet të jetojnë kaq shumë herë më mirë se të tjerët në këtë vend ku ju duhet t'u shërbeni të gjithëve dhe jo vetëm familjes suaj?" deklaroi sot Spiropali.

"Pse zoti Berisha qysh se keni ardhur në pushtet familja juaj shumëfishon pasurinë, ndërsa për familjet tona shumëfishohen shqetësimet dhe hallet?

Ju z. Kryeministër duhet të përgjigjeni, sepse mund të keni vjedhur aq vota sa ju duhen për të qëndruar në karrige dhe për të vjedhur edhe ca kohë shqiptarët, por s'mund të vidhni kurrë të drejtën tonë për t'ju kërkuar llogari publikisht për zullumet tuaja çdo ditë e më të mëdha." përfundoi Spiropali.

k.k/NOA

Â

KOMENTE