Tiranë, 7 gusht NOA - Partia Socialiste ka reaguar sot nëpërmjet deputetet së saj Arta dade, për krimin e rëndë që ndodhi sot në Durrës ku u vranë katër policë gjatë një operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.
"Partia Socialiste ndoqi sot me tronditje të thellë, ngjarjen tragjike në Durrës, ku humbën jetën 4 punonjës të strukturave të policisë së shtetit. Ne bashkohemi me hidhërimin e thellë të familjeve të punonjësve të policisë që humbën jetën, ne inkurajojmë të gjitha strukturat e prokurorisë, të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarjeje me këtë bilanc tejet tragjik" tha Dade.
"Partia Socialiste, garanton opinionin publik, se jo vetëm përmes vullnetit politik, por edhe angazhimit konkret, ne do të jemi gjithnjë në mbrojtje të jetëve uniformave blu në misionin e tyre fisnik, të luftës kundër krimit" deklaroi më tej Dade.
k.k/NOA