English

Sot një vit nga luftimet ruso-gjerogjiane, Amnesty International dënon pasojat

Gori, 7 gusht, NOA - U mbush plot një vit që nga momenti kur Rusia vendosi të ndërmarrë një sulm të armatosur ndaj vendit të saj fqinj, Gjeorgjisë. E që nga ajo ditë e gushtit të kaluar, nga konflikti në fjalë janë shkaktuar mëse 30 mijë të zhvendosur, të cilët ende nuk arrijnë të gjejnë fatin në vendin e tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga Grupi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International, i cili në një raport të posaçëm në përvjetorin e luftës, thotë se shumica e të zhvendosurve janë gjeorgjianë.

Sipas tij, rreth 30 mijë persona që u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre nga konflikti mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, mbeten ende të zhvendosur dhe një vit pas tij.

Përvjetori i fillimit të luftimeve ruse-gjeorgjiane do të përjetohet me aktivitete përkujtimore që do të zhvillohen në Gori, ku u zhvilluan dhe luftimet më të ashpra vitin e kaluar.

Ato përfunduan me mundjen nga forcat ruse të forcave gjeorgjiane që kishin dërguar trupat në rajonin e Osetisë Jugore, i cili kërkon shkëputje nga Gjeorgjia.

Ndërkaq, lufta e verës së 2008-ës, pati shumë pasoja, që nga shkatërrimi i shumë jetëve dhe detyrimit të mijëra personave për të braktisur shtëpitë.

Nga ana e saj, edhe Gjeorgjia e ka shfrytëzuar përvjetorin për të publikuar një raport në të cilin fajëson Rusinë për konfliktin, kurse Rusia e ka akuzuar Gjeorgjinë se po përgatitet për një luftë të re.

n.e/NOA

Â

KOMENTE