English

Taçi, nga Bolonja tek Milan?! Biznesmeni hedh dritë mbi planin e tij të ardhshëm

Milano, 7 gusht, NOA - E ka lënë vërtet në mes mundësinë për të qenë drejtues i klubit futbollistik të Bolonjës, por kjo nuk do të thotë se ai ka hequr dorë nga ëndrra për të qenë pjesë e Serisë A italiane.

Sipërmarrësi shqiptar Rezart Taçi, duket se pas anulimit të kontratës për blerjen e 80 % të aksioneve të ekipit të Bolonjas, po i hedh sytë nga ekipi i Milanit.

Fakte të tilla ai i ka pohuar vetë gjatë një interviste, ku ka zbuluar se ai nuk ka hequr dorë nga planet për të investuar në Serie A, pavarësisht dështimit për të blerë Bolonjan.

"Derisa Milani do të ishte një klub interesant për të investuar, nuk përjashtoj ndonjë ofertë tjetër për Bolonjën. Mund të konfirmoj se është e mundshme edhe një blerje e aksioneve më të vogla në një klub të madh", ka deklaruar sipërmarrësi shqiptari.

Ndërkaq, Taçi pak ditë më parë ka pasur një takim edhe me kryeministrin italian, njëkohësisht presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE