English

Vetëm 8-vjeç por godet disa herë me thikë vëllain e tij 11-vjeç

Librazhd, 7 gusht NOA - Është vetëm 8-vjeç por ka guxuar të qëllojë disa herë me thikë vëllain e tij tre vjet më të madh se veten.

Ngjarja e rrallë e cila ka shokuar jo vetëm familjen e dy të miturve por edhe opinionin ndodhi dje në qytetin e Librazhdit kur 8-vjeçari L.G, ka goditur disa herë vëllain e tij 11-vjeç me thikën e kuzhinës duke e lënë të plagosur rëndë.

Mësohet se dy vëllezërit e mitur kanë qenë duke luajtura me njëri-tjetrin dhe më pas mes tyre ka nisur një grindje.

Asnjëri prej tyre nuk ka lëshuar "pe", duke bërë që për pak familja e tyre të rrezikohej nga një tragjedi.

I revoltuar 8-vjeçari ka shkuar në kuzhinë prej nga ka marrë një thikë të cilët goditi disa herë vëllain.

Ky i fundit e ka pasur të pa mundur të mbrohej megjithëse ishte më i madh.

Prindërit e të miturve të shokuar transportuan menjëherë në sipas 11-vjeçarin i cili pasi mori mjekimin e parë u transportua në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë.

Ndërkohë që për ngjarjen u sinjalizua policia e cila mori në pyetje prindërit e dy të miturve.

k.k/NOA

KOMENTE