Indonezi, 8 gusht NOA - Do të jetë ADN-ja ajo që do të përcaktojë nëse trupi i një të vrari i përket të kërkuarit Nordin Top.
Këtë fakt e ka bërë të ditur policia indoneziane e cila thotë se do të përdorin prova të ADN-së për të përcaktuar nëse, Nordin Top, një nga më të kërkuarit si i dyshuar si terrorist është vrarë.
Sipas policisë mostrat e ADN-së do tu kërkohën pjestarëve të familjes së Nordin.
Nordin, njihej si një udhëheqës i lindur në Malajzi i organizatës rajonale të lidhur me Al Kajdën, Jemaah Islamiyah, dhe mendohet se ka formuar së fundmi krahun e tij militiant.
Ai dyshohet se është i përfshirë në çdo sulm të madh islamik në tokën indoneziane në shtatë vitet e fundit, përfshi edhe vënien e bombave në Bali dhe ndaj dy hoteleve në Xhakarta muajin e fundit.