Librazhd, 8 gusht NOA - Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot në Librazhd.
Ngjarja rrugore ndodhi sot në aksin Polis-Gureshpatë kur një makinë tip-Fuoristradë ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë hetuesit e aksidenteve, ndërsa transportuan drejt spitalit personat që ndodheshin ne makinë.
Mësohet se një grua dhe bashkëshorti i saj kanë ndërruar jetë pak minuta më vonë.
Policia bëri të ditur se dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë humbur kontrollin duke rënë në humnerë megjithatë po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidenti që i mori jetën dy personave dhe plagosi dy të tjerë.
k.k/NOA
Â