Tiranë, 8 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë mundur të vënë në pranga bashkëpunëtorin e Dritan Dajtit, autorit të masakrës së djeshme në Durrës, ku u vranë 4 oficerët e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkollari dhe Kastriot Feska.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i arrestuari është 21-vjeçari Elvis Karoli, ndaj të cilit informacionet operative kishin treguar se ai mbante lidhje të afërta me Dajtin.
Arrestimi i tij u krye sepse dje pas shumë informacionesh të marra në rrugë operative dyshohet se i sipër cituari është lidhje shoqërore me të arrestuarin Dritan Dajti.
Në banesën e tij, u ushtrua një kontroll nga policët, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si municione 7 copë fishekë, detonatore eksplozive luftarak 1 copë, aparatura të cilat dyshohen se shërbejnë për plasjen eksplozivi si dhe dy dylbi. U kryen veprimet procedurale dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "Armëmbajtjes dhe municioneve pa leje luftarake", parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal.
n.e/NOA