Tiranë, 8 gusht NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur sot ngushëllimet me familjarët e katër policëve të vrarë gjatë një aksioni për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti në Durrës.
"LSI shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen e ndodhur sot ku humbën jetën e katër punonjës të Policisë së Shtetit
LSI bashkohet me dhimbjen e familjarëve duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera dhe te sinqerta për humbjen e jetëve të familjarëve të tyre" thuhej në deklaratën e LSI-së.
"LSI duke u solidarizuar me familjarët e viktimave, kolegët e të rëndëve, shpreh mbështetjen e saj pa ekuivok për Policinë e Shtetit në përmbushjen e misionit të tyre për të luftuar krimin e organizuar si dhe kërkojmë dënimin maksimal për kriminelët.
Duke shprehur dhimbjen tonë të madhe për këtë tragjedi , LSI kërkon hetim të thelluar dhe të shpejtë nga ana e Prokurorisë së kësaj veprimtarie kriminale shumë të rrezikshme' thuhej më tej në deklaratën e LSI-së.
k.k/NOAÂ Â Â Â Â Â Â Â
Â