Tiranë, 8 gusht, NOA - Kanë mbërritur në mjediset Pallateve të Kongreseve trupat e katër ofocerëve të policisë, të vrarë në masakrën e djeshme në plazhin e Durrësit, gjatë një aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti.
Trupat e Fatos Xhanit, Altin Dizdarit, Saimir Duçkollarit dhe Kastriot Feskas, tashmë gjenden aty dhe qindra njerëz janë drejtuar për në Pallatin e Kongreseve për t'u bërë homazhet e fundit këtyre qytetarëve të nderuar.
Ndërkaq, bëhet e ditur se në orën 12.00 është urdhëruar mbajtja e një minute heshtje në rang vendi për të përkujtuar të pajetët që e humbën atë dje gjatë një përpjekje për të kapur të shumëkërkuarin Dajti.
Trupat e 4 oficerëve të pajetë të policisë ndërkaq, bëhet e ditur se do të nxirren në orën 13.30 nga mjediset e Pallatit të Kongreseve, për t'iu drejtuar në mënyrë ceremoniale memorialit të "Nënës Shqipëri", për t'u prehur më pas në radhën e dëshmorëve të tjerë të kombit.
n.e/NOA
Â
Â