English

Politikanët, homazhe bashkë me qytetarët, nderojnë efektivat e rënë

Tiranë, 8 gusht, NOA - Radhës së gjatë të qytetarëve për të kryer homazhe në nderim të 4 policëve të vrarë dje në Durrës, i është shtuar edhe një numër i madh politikanësh, të cilët kanë nisur të kryejnë tani njëri pas tjetrit, homazhe në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Në fillim, të parët kanë qenë krerët e ministrisë së Brendshme që kanë hapur siparin e homazheve të politikës. Ministri Bujar Nishani dhe dy zëvendësit e tij, Genc Strazimiri dhe Ferdinand Poni.

Ndërsa pas tyre, kanë shkuar për të kryer homazhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu që janë ndalur për nderim para trupave të policëve të rënë në krye të detyrës.

Nga ana tjetër, politikanë që kanë shkuar për homazhe janë edhe ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta etj.

Pas tyre, ceremoninë e homazheve e ka nderuar edhe vetë kryeministri Sali Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE