English

Prita para shtëpisë, 33-vjeçari mbetet i plagosur në këmbë nga goditja me armë

Shkodër, 8 gusht, NOA - Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur nga një goditje me armë zjarri, ndërsa kthehej në shtëpinë e tij gjatë natës.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi ndaj Besmir Hasanajt, dy persona kishin zënë pritën dhe po e prisnin për ta vrarë ndërsa kthehej në shtëpi.

Por fatmirësisht, plumbi ka arritur ta godasë vetëm në këmbë, duke arritur të shpëtojë për jetën.

Policia dyshon se shkak për këtë është bërë një konflikt i mëparshëm mes 33-vjeçarit dhe Dritan e Zamir Anamlit të moshës rreth 30 vjeç që i kishin zënë pritë kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.

Të dy autorët e krimit janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur pasi kanë kujtuar se e kanë eliminuar shënjestrën e tyre.

Sipas policia ngjarja ndodhi për hakmarrje. Vazhdon kërkimi për kapjen e dy autorëve të plagosjes.

KOMENTE