Tiranë, 9 gusht NOA - Masakra e Durrësit, duket se nuk do të ketë në qendër të hetimeve vetëm Dritan Dajtin dhe miqtë e tij të cilët gjatë aksionit të policisë për kapjen e tyre ditën e djeshme vranë katër punonjës policie.
Por pikërisht edhe ky aksion pritet të zbardhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Por pavarësisht se grupi hetimor ka dijeni se Dritan Dajti ishte i rrezikshëm dhe operacioni për kapjen e tij ishte i vështirë për tu realizuar paq, hetuesit po përpiqet të gjejnë përgjigjen e një tjetër pyetje që lidhet me operacionin e policisë
Operacioni u dekonspirua apo efektivët e njësisë operacionale vepruan gabim?
Kjo është pyetja në cilën janë përqendruar hetuesit të gjejnë përgjigje të cilët do ta kenë pas verifikimeve.
Burime nga grupi hetimor thanë se pritet të zbardhet mënyra e organizimit të operacionit për kapjen e super të kërkuarit, pse u vendos të zhvillohej në mes të ditës në një zonë të populluar dhe kush ishin firmëtarët e këtij aksioni.
Policët të cilët morën pjesë në këtë operacion të paktën katër prej të cilëve mbetën të vrarë nuk kishin veshur jelek antiplumb ndërkohë që kishin dijeni se ata po shkonin të kapnin një person të me rrezikshmëri të lartë.
Por përpos anës procedurale të operacionit, hetuesit dyshojnë se policët mund të jenë dekonspiruar nisur nga fakti që Dajti me shokë po largohej i armatosur.
Dikush mund të ketë tradhtuar policët duke i rrëfyer Dajtit se po i afroheshin prangat çka dyshohet të ketë detyruar Dritan Dajtit të mbrohet me armë në momentin e fundit.
Megjithatë këto janë vetëm dyshime të cilat mbeten për tu verifikuar nga grupi hetimor i formuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda.
Hetuesit kanë rindërtuar mekanizmin e krimit të 5 fishtë që ndodhi dje në plazhin e Durrësit.
Sipas materialeve të mbledhur ka qenë Dajti i cili ka qëlluar i pari mbi policinë duke lënë një nga një, katër policët të vrarë ndërsa efektivat e njësisë operacionale kanë diktuar me vonese se Dajti dhe miku i tij i dyshuar Ledion Mara po qëllonin me armë, duke detyruar policinë të zbrazë armët e saj.
Ajo që në fakt duhet të ishte një pritë nga policia për Dajtin duket se është është kthyer në të kundërtën e planit.
Këtu nisin dhe dyshimet duke bërë që hetuesit të mendojnë se kanë të bëjnë me një dekonspirim pasi Dajti jo vetëm që nuk është kapur në befasi është siç pretendonin oficerët e operacionit por ata kanë kapur policinë në befasi.
Megjithatë hetuesit shtojnë se gjithçka do të analizohet me detaje të imtësishme.
Deri më tani prokurorët janë marrë me "çështjen Dajti' ku pas masakrës arrestuan atë, bashkëpunëtorin e tij dhe sot në mëngjes një shok tjetër të tij, ndërsa pritet të nisin punën me "çështjen operacioni" i cili do të zbardhe përgatitjen që kishin kryer policët për të realizuar superoparcionin, informacionet që ata kishin marrë për lëvizjet e Dajtit si dhe udhërrëfyesin e tyre gjatë këtij aksioni i cili ende pa nisur përfundoi me 4 policë të vrarë.
Policia zyrtarisht deklaroi dje se Dajti kishte qëlluar i pari me armë në drejtim të policisë, ndërsa pritet që të merret edhe versioni i të arrestuarit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
k.k/NOA