English

Si u përvetësuan kishat ortodokse shqiptare nga ortodoksizmi në Maqedoni?

Shkup, 8 gusht, NOA - Dhjetëra objekte fetare katolike dhe ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni në mënyrë të heshtur janë përvetësuar nga ortodoksizmi maqedonas dhe institucionet e tyre, që kryesisht bënin fushata të implikuara edhe me mekanizmat shtetërore.

Një grup historianësh shqiptarë po shqyrtojnë mundësinë për të nxitur nismën që këto tempuj të rikthehen si pjesë e trashëgimisë fetare shqiptare dhe të jenën nën mbikqyrjen indirekte edhe të Kishës Ortodokse Shqiptare (KOSH) me seli në Tiranë, ashtu siç ka pretendime të deritanishme të Kishës Ortodokse Serbe apo asaj Greke në Maqedoni.

Ideja tashmë është hedhur dhe pritet që në të ardhmen të shqyrtohet mundësia e kësaj nisme, e cila megjithatë do të kundërshtohet nga Shkupi zyrtar dhe Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila ballafaqohet me problemet e mosnjohjes së saj.

Por nga ana tjetër, sot pas shumë shekujve e viteve, asnjë institucion apo shoqatë shqiptare nuk ka ngritur zërin për të kërkuar zbardhjen e së vërtetës dhe të drejtën për të pasur trashëgiminë dhe ekskluzivitetin ndaj këtyre tempujve fetar, edhe përkundër faktit se sot të gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni gati 100 për qind i takojnë fesë islame.

Kishat me taban shqiptarë dhe në zonat kryesisht shqiptare, dikur që frekuentoheshin dhe mirëmbaheshin nga priftërinjë shqiptarë dhe nga ajo popullësi e kësaj feje, totalisht kanë humbur gjurmët duke u sllavizuar.

Historianët janë të mendimit se mungesa e institucioneve shqiptare në Maqedoni i ka dhënë hapësirë palës tjetër të manipulojë me kulturën dhe objektet fetare shqiptare në këto troje etnike dhe duke mos i mbrojtur, ato më parë janë heshtur dhe më pastaj janë përvetësuar tërrësisht.

Historiani dhe ligjëruesi në USHT prof.dr.Vebi Xemaili ka theksuar për "24 orë" se disponon me fakte të shumta për këto përvetësime brutale nga sllavët të të gjitha objekteve fetare tradicionale ortodokse dhe katolike.

"Kemi lejuar që të gjitha këto begati kishtare të Kishës Ortodokse Shqiptare t'i përvetëson Kisha sllavo-maqedonase", ka theksuar Xhemaili, duke shtuar se institucionet përkatëse duhet të merret me mbrojtjen e tyre. Instituti i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare i themeluar dy vite më parë ishte paraparë që të fillonte studimet dhe hulumtimet shkencore edhe mbi këtë çështje, mirëpo aktualisht ky institucion është zbehur dhe është vënë në sprovën e ekzistencës.

Sipas fakteve historike kisha e përvetësuar nga maqedonasit është kisha e Jovan Bigorskit që gjendet në rrugën për në Dibër, ku ajo ka taban tradicional shqiptarë nga periudha e ndarjes së kishës së Stambollit nga ajo e Romës. Edhe kisha në fshatin Leshkë disa kilometra larg Tetovës ka origjinë ortodokse shqiptare ndërsa ajo sipas historianit Xhemaili ka qenë një ndër kishat më të njohura të shqiptarëve para ardhjes së turqve në këto hapësira. Kisha më e madhe e përvetësuar është ajo e Shën Naumit të cilën e kanë ndërtuar shqiptarët dhe të gjitha lutjet apo pelegrinazhët janë bërë në gjuhën shqipe. Para copëtimit të Shqipërisë në Gjyqin e Hagës vendoset që kisha e Shën Naumit të lihet nën patronatin e Serbisë dhe me themelimin e shtetit maqedonas më 2 gusht 1944 kjo Kishë kalon nën patronatin e maqedonasve.

"Nga ajo kohë deri sot pa të drejtë kësaj kishe i dalin zot maqedonasit edhepse ata e dijnë se ky objekt fetar është i shqiptarëve", thekson historiani Xhemaili. Ai sqaron se mirëpret çdo nismë të ndërmarrë me qëllim të rikthimit të vlerave kulturore dhe tradicionale të historisë së shqiptarëve.

NOA-INA

Â

KOMENTE