English

Sulmohet nga demi një 19-vjeçar, ndodhet në rrezik për jetën

Pukë, 8 gusht NOA - Një 19-vjeçar është sulmuar nga demi duke u plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gojan i Madh të Pukës, kur Paulin Lleshi 19-vjeç është goditur nga demi.

Mësohet se Lleshi ka qenë duke u kujdesur për demin kur ky i fundit i ka ngulur atij brirët në pjesën e parkut duke e dëmtuar rënë.

Adoleshenti u transportua menjëherë në spital po mjekët u shprehën se gjendja e tij ishte e rëndë duke kërkuar ndihmën e strukturave për transportimin e të riut me helikopterë drejt spitalit të Tiranës.

Pas kërkesës një helikopter ka bërë të mundur transportimin e 19-vjeçarit drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

k.k/NOA

Â

KOMENTE