Pukë, 8 gusht NOA - Tre persona të armatosur kanë mundur t'i vjedhin automjetin një qytetari.
Grabitja me armë ndodhi sot në aksin rrugorë Pukë-Shkodër në vendin e quajtur Qafë-Qele, kur tre persona kanë ndaluar një person me iniciale T.V, dhe nën kërcënimin e pistoletës i kanë vjedhur atij makinën.
Menjëherë i dëmtuari T.V, ka lajmëruar policinë ndërsa ka kryer kallëzimin për grabitjen e makinës.
Sipas deklaratës së tij kanë qenë tre persona të cilët i kanë vënë atij pistoletën në kokë me qëllim që ai tu jepte atyre makinën.
Burime nga policia thanë se pas hetimeve të para është bërë i mundur identifikimi i autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre.
k.k/NOA