Tiranë, 8 gusht NOA - Mes dhimbjesh e lot janë përcjellë për në banesën e fundit trupat e pa jetë të katër oficerëve të policisë së që u vranë dje gjatë një operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti në plazhin e Durrësit.
Ceremonia mortore për lamtumirën e fundit të katër policëve nisi në orën 14:00 ku morën pjesë efektivë të Policisë së Shtetit, politikanë, Presidenti Bamir Topi, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe të afërm të viktimave.
Fjala e lamtumirës për katër policët e vrarë u mbajt nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani.
"Jemi krenar për ju dhe familjet tuaja që ju edukuan me dinjitete. Sakrifica juaj janë himni i Policisë Shqiptare sot" tha Nishani.
Pas një minutë heshtje trupat e pa jetë të katër punonjësve të policisë u mbyllën në banesat e fundit të tyre.
Dhimbja e madhe e familjare të viktimave ka depërtuat edhe te politikanët e pranishëm të cilët nuk kanë mbajtur dot lotët.
Berisha, Topalli e Topi derdhën lot për katër policët e vrarë, ndërsa ka qenë një dhimbje e pa përshkrueshme për familjarët e policëve.
k.k/NOA