English

Depresioni, vret veten polici i burgut të Peqinit

Elbasan, 9 gusht NOA - Depresioni dyshohet të ketë shtyrë në vetëvrasjen e policit të Burgut të Peqinit.

Ngjarja ndodhi sot në qytetin e Elbasanit kur 58-vjeçari Elton Ahmati është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij.

Kanë qenë familjarët e policit të cilët sapo kanë dëgjuar zhurmën e lëshuar nga pistoleta kanë vrapuar menjëherë në drejtim të dhomës ku kanë gjetur të mbytur në gjak 58-vjeçarin.

Ka qenë e kotë përpjekja e familjarëve për t'i dhënë ndihmën e parë mjekësore Ahmatit pasi ai kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën oficerët e policisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas policisë dyshohet se polici i burgjeve mund të ketë qëlluar veten për shkak të gjendjes së rëndë depresionit në të cilën ndodhej.

Duke iu referuar deklarimeve të familjarëve të të ndjerit, policia tha se kohët e fundit Ahmati kishte shfaqur shenja të depresionit doza e së cilës dyshohet të jetë shtuar ditën e sotme kur edhe ai ka qëlluar veten me pistoletë.

k.k/NOA

KOMENTE