English

Dritan Dajti nesër në gjykatë për masën e sigurisë, lum akuzash në ngarkim të tij

Tiranë, 9 gusht NOA - Prokuroria për Krimet e Rënda ka depozituar sot në Gjykatën për Krimet e Rënda dokumentet në ngarkim të Dritan Dajtit i cili do të njihet nesër me masën e sigurisë.

Pritet që nesër në Gjykatën e Krimeve të Rënda të zhvillohet seanca për të caktuar masën e sigurisë për Dritan Dajtin i cili u arrestua tre ditë më parë në plazhin e Durrësit, nga një operacion Policisë së Shtetit i cili veç arrestimit të Dajtit përfundoi dhe me vrasjen e katër policëve si dhe me vrasjen e mikut të të kërkuarit.

Ndërkohë që në "kurriz" të Dritan Dajtit rëndojnë një mori akuzash të cilët do të radhiten nesër nga prokurorët para turpit gjykues.

k.k/NOA

KOMENTE