Nju Jork, 9 gusht NOA - Përplasja e një helikopteri dhe një avioni të lehtë pranë Nju Jurkut me pasojë vdekjen e nëntë personave që ndodhi dje në mesditë ka detyruar zyrtarët e sigurisë të aviacionit të nisin menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e përplasjes.
Deborah Hersman, kryetarja Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, tha dje në mbrëmje se një ekip hetimor ka filluar të mbledhë informacion dhe të dhëna për përplasjen që shkaktoi rënien në lumin Hadson të helikopterit dhe avionit i cili shkaktoi vdekjen e nëntë personave mes tyre pesë turist italianë.
Mësohet se helikopteri me një pilot dhe pesë turistë italianë sapo ishte nisur nga një heliport në Manhatan ndërsa avioni me një motor dhe dy pasagjerë ishte nisur nga aeroporti i Teterboros në Nju Xhersi aty pranë.
Â