Irak, 9 gusht NOA - Shënohet viktima e parë me gripin e derrave në Irak.
Autoritetet Shëndetësore të Irakut njoftuan se ka ndërruar jetë një pacient i cili prej pak kohësh rezultonte i infektuar nga virusi A/H1N1.
Ky ishte rasti i parë i regjistruar në Irak, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës i cili ishte infektuar nga gripi i derrave.
Ai kishte shfaqur simptomat e virusit pak ditë më parë duke detyruar autoritetet Shëndetësore të kryejnë analizat rezultati i të cilave tregoj se bëhej fjalë për virusin A/H1N1.
k.k/NOA