Tiranë, 9 gusht NOA - "Operacioni i policisë për kapjen e shumë të kërkuarit nuk është dekonspiruar", kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi pasditen e djeshme, pas aludimeve të shumta se operacioni për kapjen e super të kërkuarit Dritan Dajti ishte dekonspiruar në momentin e fundit duke sjellë dhe reagimin fatal të Dajtit ndaj policëve katër prej të cilëve mbetën të vdekur.
Madje sipas Prençi operacioni i së premtes ishte i vetmi i realizuar për kapjen e Dajtit i cili nuk kishte dekonspirim ndryshe nga tre operacionet e tjera të kryera më herët për arrestimin e shumë të kërkuarit.
Pasi ka ngushëlluar familjarët e kolegëve të tij Prençi është shprehur se "koka' e Dritan Dajtit i ka kushtuar shtrenjtë policisë duke larguar përgjithmonë prej saj katër policë.
Prençi u shpreh se Dajti ishte një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe kishte një bandë të tij duke shtuar se masakra e së premtes do t'i motivojë punonjësit e policisë të luftojnë më tej krimin.
k.k/NOA