English

Shkup, digjen në makinë nënë e bijë

Shkup, 9 gusht NOA - Nënë e bijë kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilën po udhëtonin është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në rrugën Shkup-Gjevgjeli pas një aksidentit rrugor.

Sipas policisë së Shkupit, automjeti drejtohej nga shtetasi N.I. i cili pas aksidentit ka arritur të dalë nga makina, por bashkëshortja e tij Dragana dhe vajza Isidora janë djegur në automjet.

Ato nuk kanë mundur të dalin nga automjet duke gjetur vdekjen pasi u dogjën nga flakët që kishin përfshirë automjetin.

Trupat e tyre të pajetë janë dorëzuar për autopsi në Institutin për mjekësi gjyqësore në Shkup.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore në Qendrën mjekësore në Gjevgjeli është transferuar për mjekim në Spitalin e qytetit në Shkup.

Policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë që i mori jetën nënë e bijë.

k.k/NOA

KOMENTE