English

Tajfuni "Marakot" po i afrohet Kinës, evakuohen 1 milionë banorë

Kinë, 9 gusht NOA - Tajfuni "Marakot" po i afrohet Kinës duke bërë që autoritetet të marrin masa të menjëhershme.

Mediat vendase bënë të ditur se rreth 1 milionë banorë janë evokuar nga banesat e tyre nga një zonë e cila pritet të preket nga tajfuni.

Tajfuni "Marakot" pritet të pasojë me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu çka ka detyruar autoritetet të mbrojnë banorët nga ndonjë përmbytje e mundshme ndaj dhe ka bërë të mundur evakuimin e tyre.

Ndërkohë që India është përfshirë nga moti i keq i cili ka sjellë përmbytje si dhe viktima.

Të paktën 43 viktima raportohen në Indi nga moti i keq.

k.k/NOA

KOMENTE